Ballina Lajme Bota/Rajoni Vrasja e 34 ushtarëve turq/ Erdogan rrëzon dy avionë dhe shkatërron 100...

Vrasja e 34 ushtarëve turq/ Erdogan rrëzon dy avionë dhe shkatërron 100 tanke, hakmerret edhe ndaj BE (FOTO)

93
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Turqia ka rrëzuar dy avionë luftarakë sirianë, ndërsa ka shkatërruar më shumë se 100 tanke, në një ofensivë ushtarake ndaj regjimit sirian të mbështetur nga Moska, pas sulmit ajror ku mbetën të vrarë 34 ushtarë turq.

Ministri turk i mbrojtjes, Hulusi Akar, njoftoi të dielën nisjen e operacionit të quajtur, “Mburoja e Pranverës”, ndërsa u zotua se për çdo sulm ndaj forcave turke në Idlib do të ketë hakmarrje.

----

Tensionet mes Ankarasë dhe Damaskut u rritën ndjeshëm të enjten pasi regjimi i Assad sulmoi ushtarët turq, në veri të Sirisë. Ky veprim u shoqërua më pas edhe me tensionim të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë, të cilat shkuan edhe më tej sot, pasi në Stamboll u arrestuan 3 gazetarë rusë.

Ndërkohë, Erdogan vendosi të mos pengojë më fluksin e emigrantëve sirianë që iu drejtohen vendeve të Europës, pas kritikave nga vendet e BE për sulmet në Siri. Në anën tjetër, SHBA-ja shprehu shqetësimin e sa dhe thirri një takim të NATO-s.

----- ----