Ballina Lajme Bota/Rajoni Von der Leyen e pranon: E nënvlerësuam situatën e koronavirusit!

Von der Leyen e pranon: E nënvlerësuam situatën e koronavirusit!

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Udhëheqësit politikë “e nënvlerësuan” shkallën e rrezikut që paraqet koronavirusi, tha presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen. “Mendoj se të gjithë ne, që nuk jemi ekspertë, e kemi nënvlerësuar fillimisht koronavirusin”, pohoi ajo në një intervistë për gazetën gjermane, Bild.

“Tani, është e qartë se ky është një virus që do të na mbajë të zënë për një kohë të gjatë”, shtoi Von der Leyen. Koronavirusi, i cili për herë të parë është shfaqur në Kinë në fund të vitit të kaluar, ka përfshirë gjithë globin, duke infektuar gati 200,000 njerëz dhe duke vrarë mbi 7,950.

----

Bashkimi Europian mori vendim të martën që të ndalojë hyrjen e udhëtarëve prej jashtë bllokut, për 30 ditë, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Italia dhe Spanja janë dy vendet e goditura më së keqi në Europë.

Megjithatë, von der Leyen refuzoi të përdorë gjuhën e presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili e krahasoi shpërthimin e koronavirusit me luftë dhe e urdhëroi gjithë popullsinë të qëndrojë në shtëpi për së paku dy javë. “Personalisht, nuk do ta përdorja këtë term, por e kuptoj qëllimin e presidentit të Francës, sepse koronavirusi është një armik shqetësues”, tha von der Leyen.

----- ----