Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, thotë se Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën qartë thekson se ka pasur hapa pozitiv në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit më të lartë.
“Raporti i Komisionit për Kosovën cek qartë se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë ka pasur hapa pozitiv, por se duhet zhvilluar edhe më tej sistemi i përcjelljes së rasteve. Kjo mund të ndihmoj të bindë shtetet anëtare të BE-së që janë hezituese drejt liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.
Commission report on #Kosovo states clearly the fight against organised crime and high-level corruption had positive steps, but the track record system needs to be developed further. This can help convincing EU MSs which are reluctant towards visa liberalisation pic.twitter.com/Rrs6UKtAjk
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) October 7, 2020
Raporti i Komisionit të Bashkimit Evropian vë në pah se Kosova në shumicën e fushave ka bërë progres të kufizuar, si në administratën publike, në sistemin e gjyqësorit. Shtohet se është bërë përparim i kufizuar sa i përket rritjes së transparencës në administratën publike dhe në procedurat e prokurimit publik. Po ashtu kërkohet që të bëhet më shumë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Por, kryeministri Avdullah Hoti thotë se raporti dëshmon se janë plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Thotë se të gjitha vërejtjet që janë përmendur në raport do të adresohen.
The post Von Cramon: Raporti cek qartë se ka pasur hapa pozitiv në luftën kundër korrupsionit appeared first on RTV21.