Ballina Lajme nacionale Voltana Ademi sfidon Ramën: Në 30 qershor nuk do t’i hap qendrat...

Voltana Ademi sfidon Ramën: Në 30 qershor nuk do t’i hap qendrat e votimit

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pas përplasjeve në Shkodër, Voltana Ademi ka bërë një tjetër deklaratë të fortë. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës,  në një lidhje telefonike në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se në 30 qershor nuk do të lejojë të hapen qendrat e votimit.

Unë kam vepruar dhe veproj në mënyrë institucionale. Nëse kryeministëri do të marrë majë, instrument të fortë për të hapur derën e teatrit, apo të ujësjellësve, apo të qendrave të votimit për të shpërthyer dyert mendoj se kjo nuk ëhstë e mundur. Unë nuk do ti hap qendrat e votimit, do të respektoj ligjin. Nëse ai ka nmundësi ta bëjë me dhunë është i mirseardhur që ta cojë marrëzinë e tij deri në fund. Ne nuk do të vendosim njerëzit para njerëzve kurrsesi. Kjo nuk është ajo që ne kemi në qëllim”, tha Ademi.

----- ----