Ballina Lajme nacionale Vodhi 2000 euro, prangoset 19 vjeçari

Vodhi 2000 euro, prangoset 19 vjeçari

7
SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës ka arritur që ta kapë një hajn që vodhi 2000 euro në dalje të Ferizajt.

Hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve- Ferizaj ,kanë arritur që të identifikojnë personin E.M.si i dyshuar për dy raste të grabitjeve me armë dhe rasti i tretë i mbetur në tentativë.

I dyshuari, E.M. (m/sh/k 19 vjeç) në rastin e parë më datën 18.12.2019, rreth orës 01:30 minuta,në pompën e benzinës, e cila gjendet në dalje të Ferizajt në drejtim për Shtime, i maskuar dhe i armatosur me armë të shkurtë-pistoletë, ka hy në lokalet e punës dhe nga punëtori nën kërcënimin e armës ka grabitur 1.505 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Po në të njëjtin lokacion, më datë 25.12.2019 rreth orës 02:15 i dyshuari ka përsëritur veprën e njëjtë duke grabitur nga punëtori 350 euro, ndërsa rasti i tretë me datë 31.12.2019 ka mbetur në tentativë.

Lidhur me këto raste, hetuesit policorë kanë siguruar prova të mjaftueshme materiale të cilat i bashkëngjiten lëndës.

Pas intervistimit , prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.

-----