Ballina Sport Vllaznia mund Partizanin dhe arratiset e vetme në krye, fiton dhe Kukësi....

Vllaznia mund Partizanin dhe arratiset e vetme në krye, fiton dhe Kukësi. Teuta dhe Laçi sërish me barazime

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Vllaznia nuk mund të fshihet më, tani mund të cilësohet pa frikë si pretendente për titullin kampion. Kuqeblutë e Brdariç kanë dhënë provën e forcës të radhës duke mundur Partizanin në Shkodër për të shkuar në kuotën e 19 pikëve pas 8 ndeshjeve, për t’u konfirmuar të shkëputur në kreun e renditjes.

Në një ndeshje shumë të luftuar, por të kujdesshme nga të dy skuadrat, ka qenë ekipi shkodran që ka kontrolluar lojën, ede pse kanë munguar shumë raste para portave. Partizani u zgjua vonë duke hedhur në fushë lojtarë më ofensivë, por atëherë kur nisi të sulmonte, u godit në kundërsulm me anë të dyshes Da Silva-Dilaver, me këtë të fundit i cili dërgoi topin në rrjetën e Hoxhës duke i dhënë fund serisë së ndeshjeve pa pësuar të gardianit të të kuqve.

Një gol që vlen tre pikë dhe që e bën Vllazninë një pretendente mëse dinjitoze për titullin kampion, ndërsa Partizani është në vendin e tretë, me po aq pikë sa Tirana, por 7 pikë larg kuqebluve e me një problem me golin që duket se nuk po zgjidhet.

Teuta dhe Laçi u ndanë në barazim 1-1. Durrsakët vijojnë të mos fitojnë, edhe pse shënuan që në minutën e tretë të takimit dhe patën disa raste me Krasniqin dhe Bregun. Kurbinasit u kundërpërgjigjën në fundin e pjesës së parë.

Ardit Deliu fitoi një penallti, që mund të hapë diskutime. Nga pika e bardhë nuk gaboi këtë herë Kyrian Nwabueze, i cili mposhti portierin Stivi Frashëri. Lojë e luftuar shumë, por te Teuta nuk ishin të qartë para portës dhe morën barazimin e radhës në shtëpi.

---- ----
----
-----
-----