
Pikë e mirë për korçarët, të cilët po luftojnë për objektivin mbijetesë. Djemtë e Memellit e nisën mirë ndeshjen dhe gjetën golin në minutën e tetë.
Goditje e bukur e Dennis Dowouna dhe topi në rrjetë. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Skënderbeut, teksa pushimi i bëri mirë skuadrës mike.
Braziliani Da Silva fitoi një penallti dhe ekzekutimin e mori përsipër Haris Dilaver. Boshnjaku nuk gaboi përballë Dajsinanit dhe barazim 1-1. Rikthim te goli pas një kohe të gjatë për sulmuesin e Vllaznisë.
Sfida nuk dhuroi më gola dhe sfida u mbyll pa fitues. Rezultat që gëzon më shumë ndjekësit e ekipit shkodran, ndërsa gara për titullin kampion është më e hapur se kurrë.