Ballina Sport Vllazni heroike në Ballsh, fitojnë Teuta e Kukësi, tjetër zhgënjim për Laçin

Vllazni heroike në Ballsh, fitojnë Teuta e Kukësi, tjetër zhgënjim për Laçin

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Vllazninë e pandalshme edhe në “Adush Muça”. Ekipi shkodran triumfoi 0-1 në limitet e kohësh shtesë në fushën e vështirë të Bylisit me gol të Ardit Hoxhajt, që për të disatën herë shfaqet vendimtar për formacionin e drejtuar nga Brdaric.

Pas një starti të mirë të Bylisit, që rrezikoi portën e Zogovicit me Ymeralilajn dhe Ndrecën, Vllaznia ishtë me e qartë në lojën e saj dhe e mbylli pjesën e parë më goditjen e rrezikshme me kokë të Imamit, që përfundoi jashtë.

Në pjesën e dytë Demir Ymeri shpërdori një penallti në lëvizje, ndërsa Jonuzit ia mohoi golin portieri Pano Qirko. Në kohën shtesë Bylisi mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Ujkës e pikërisht atëherë kur u mendua se gjithçka do të mbyllej në barazim, erdhi goli i Ardit Hoxhajt, që çoi në ekstazë futbollistët dhe stafin e kuqebluve.

Vllaznia shkon në kuotën e 35 pikëve dhe ruan distancën prej 9 pikësh me Teutën, që fitoi 0-1 në Kamzë ndaj Kastriotit, me golin e mrekullueshëm të Dejvi Bregut në minutën e 72-të nga goditja e lirë.

Më herët “Djemtë e Detit” i ishin afruan ndjeshëm golit me Vilën e Kuron, pa harruar dhe rastin e pjesës së parë me Avdylin.

Tjetër rezultat i papranueshëm për Laçin, pas humbjes me Apoloninë në Fier. Skuadra e Shpëtim Duros barazoi 1-1 me vendin e fundit, Skënderbeun, duke humbur më shumë terren ndaj grupit të skuadrave kryesuese. Meksi kaloi në epërsi ekipin korçar në fundin e pjesës së parë, por kurbinasit u kthyen në lojë me penalltinë e shndërruar në gol nga Nwabueze në fillim të pjesës së dytë. Edhe pse pati më shumë se 40 minuta lojë në dispozicion për të marrë fitoren, Laçi nuk ia doli të ndëshkonte për herë të dytë Skënderbeun.

Kukësi më në fund sheh dritë në fund të tunelit. Pas katër humbjeve radhazi, skuadra verilindore triumfoi 1-2 ndaj Apolonisë në “Loni Papuçiu”, ku u zhvillua një ndeshje e hapur me raste të shumta në të dyja portat, por që fati ndihmoi më shumë skuadrën mike.

Agim Ibrahimi shënoi me 11-metërsh në minutë e 15-të, pas një prekjeje të topit me dorë nga mbrojtja vendëse. Pavarësisht golit të pësuar, skuadra fierake nuk u dorëzua dhe në minutën e 60-të gjeti golin e barazimit me Smaçin, me një goditje fantastike nga jashtë zonës, e cila përfundoi aty ku bashkohet shtylla me traversën, duke e lënë të palëvizur portierin Xhika.

Apolonia, me entuziazmin e golit të barazimit vijoi sulmet për të marrë fitoren, por Gjata shpërdoroi një rast të pastër me kokë. E në këtë të vjen në mendje ligji i pashkruar i futbollit, nëse nuk shënon e pëson. Nëpërmjet një kundërsulmi të shpejtë, në minutën e 76-të, Peposhi, i shërbyer nga Leira, shënoi golin e dytë për Kukësin, që pesë minuta më vonë siguroi fitoren 1-3 me finalizimin e Ezesë.

---- ----
----
----- ----
-----