Ballina Sport Vlerësimi i portierëve, një vend nderi edhe për gardianin shqiptar që ruan...

Vlerësimi i portierëve, një vend nderi edhe për gardianin shqiptar që ruan portën e Lazios

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Thomas Strakosha, ishte duke kaluar një formë të shkëlqyer në Serinë A, më fanellën e Lacios. Gardiani shqiptar, po shndërrohej në një protagonist absolut te skuadra e kaltër, ku me pritjet e tij, në shumë raste i ka siguruar triumfin skuadrës së Inzagit.

Së fundmi, faqja e njohur “Sport360”, ka bërë një vlerësim special për portierët më në formë të momentit, duke i renditur sipas niveleve përkats. Në çdo nivel janë 2 portierë, ndërkohë që Strakosha është pozicionuar në nivelin e katërt, në një grup me gardianin e Juventusit, Shezni.

----

“Lacio ka rekordin më të mirë mbrojtës në Serie A këtë sezon dhe është vetëm një pikë larg Juventusit në krye. Kjo nuk ndodh pa përpjekjet e një portieri të shquar. Tomas Strakosha ka bërë disa pritje të frikshme që përkthehen në pikë për ekipin dhe është një nga më të mirët në zhytje të ulët për të ndalur goditjet nga të dy krahët.

Shqiptari është kompetent me topin në këmbët e tij, por gjuajtja e tij e fuqishme është një kërcënim për kundërshtarët. 25-vjeçari vuan herë pas here kur përpiqet të heqë topat nga ajri, por ai shkëlqen kur vendos të godasë, duke pastruar rrezikun në distancë”, shkruhet në përshkrimin e “Sport360” për gardianin shqipar.

Oblak dhe Alison janë 2 portierët më të mirë të momentit sipas “Sport 360”. Ndërkohë pas tyre në nivelin e dytë qëndrojnë Ter Shtegen dhe Kurtua. Ja lista e plotë:

NIVELI 4

Tomas Strakosha, Vojçek Shezni

NIVELI 3

Andre Onana, Ederson

NIVELI 2

Tibo Kortua, Ter Shtegen

NIVELI 1

Alison, Jan Oblak

----- ----