Ballina Lajme Bota/Rajoni Vladimir Putin nderon me medaljen e lartë Kim Jong Un (FOTO)

Vladimir Putin nderon me medaljen e lartë Kim Jong Un (FOTO)

24
SHPËRNDAJE

Vladimir Putin i ka dhënë Kim Jong-un një medalje të lartë lufte për 75-vjetorin e Ditës së Fitores në Rusi, kundër Gjermanisë naziste. Nderimi iu dha diktatorit koreano-verior në ruajtje të kujtimit të ushtarëve sovjetikë që u vranë në betejë, tha ambasada ruse në Penian.

Ambasadori i Putin atje Putin, Alexander Matsegora, i dorëzoi medaljen ministrit të jashtëm të Kim, Ri Son-gwon në pallatin e kongreseve Mansudae. Foto të takimit tregonin të dy zyrtarët që mbanin maska, megjithse shteti komunist deri tani nuk ka raportuar asnjë rast me koronavirus.

Vitin që shkoi Putin e ftoi Kim të vizitojnë Moskën më 9 maj për të ndjekur paradën ushtarake të përvjetorit të fitores. Parada sivjet nuk u mbajt prej koronavirusit, por Kim gjithsesi kishte refuzuar me mirësjellje. Edhe në 2015, lideri suprem kishte refuzuar një ftesë të ngashme për 70-vjetorin e fitores.

Zhvillimi vjen pas zhurmave të zgjatura për shëndetin e Kim, derisa ai u shfaq një ditë më parë në inaugurimin e një fabrike fertilizuesish, duke i dhënë fund spekulimeve për vdekjen.

-----