Ballina Lajme nacionale Vjosa Osmani uron besimtarët myslimanë: Esenca e kësaj feste është solidariteti

Vjosa Osmani uron besimtarët myslimanë: Esenca e kësaj feste është solidariteti

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar besimtarët myslimanë në festën e Fitër Bajramit. Osmani shkruan se esenca e kësaj feste është solidariteti ndaj të gjithë së bashku duhet të bëjmë të pamundurën që ta mbajnë gjallë traditën.

Ajo shton se pandemia do të jetë një barrierë në kremtimin e kësaj feste por duhet gjetur forca që edhe në këto rrethana të urojmë njëri tjetrin me zemrën plot.

“Festa e Fitër Bajramit shënon fundin e agjërimit një muajsh, në të cilin besimtarët demonstruan sakrificën dhe shpirtin solidar duke dhuruar diçka nga vetja për më të varfrit, apo për nevojtarët. Uroj që Zoti t’i ketë pranuar lutjet tuaja për shëndet të mirë, paqe e harmoni.

Esenca e kësaj feste është solidariteti, ndaj të gjithë së bashku duhet ta bëjmë të pamundurën që ta mbajmë gjallë traditën tonë të këtij virtyti. Pandemia do të jetë një barrierë në kremten e kësaj feste, porse duhet të gjejmë forcë që edhe në këto rrethana ta urojmë njëri-tjetrin me zemrën plot e me shpresën se së shpejti do ta tejkalojmë pandeminë.

Ta kemi besimin e fuqishëm se në Bajramin tjetër do të kemi mundësinë t`i japim kuptim kremtes me prezencë fizike te të afërmit e miqtë. Ta demonstrojmë harmoninë dhe bashkëjetesën në një shoqëri solidare! Me fat Fitër Bajrami!”, shkruan Osmani./mv.abcnews.al

The post Vjosa Osmani uron besimtarët myslimanë: Esenca e kësaj feste është solidariteti appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----