Ballina Lajme nacionale Vjosa Osmani tregon se kush e propozoi kandidate për kryeministre

Vjosa Osmani tregon se kush e propozoi kandidate për kryeministre

62
SHPËRNDAJE

Vjosa Osmani tregon se kush e kandidoi për kryeministre.

Kandidatja e LDK’së, Vjosa Osmani, në një intervistë ekskluzive në emisionin Pressing ka dhënë detaje nga mbledhja e sotme e kryesisë së LDK’së që rezultoi me nominimin e saj.

Osmani ka thënë se emri i saj është propozuar nga kreu i LDK’së, Isa Mustafa, po shton se edhe emra të tjerë kanë qenë në listën e kandidatëve potencialë.

“Janë përmendur si kandidatura, por pastaj secili anëtar i kryesisë është deklaruar. Nuk ka pasur votim formal, por secili e ka shprehur mendimin e vetë. Nuk ka pasur hezitim nga asnjë anëtar i vetëm”, ka treguar Osmani, transmeton Gazeta Express.

Osmani ka folur edhe për raportet me nënkryetarin e partisë, Lutfi Hazirin, i cili ka qenë pretendenti tjetër për t’u kandiduar për kryeministër.

“Lutfi Haziri, në fushatën e tij është i pari që e ka ulur Vjosa Osmanin në krahun e tij të djathë. Unë kam pasur përkrahje edhe nga Presidenti Sejdiu, edhe nga kryetari Mustafa.. Kjo më ka ndihmuar që të krijoj karakterin tim politik”, ka thënë kandidatja për kryemonistre nga LDK’ja.