Ballina Lajme nacionale Vjosa Osmani thyen rekord dhe kalon Albin Kurtin, votat që ka...

Vjosa Osmani thyen rekord dhe kalon Albin Kurtin, votat që ka marrë në zgjedhjet e 14 shkurtit

81
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Vjosa Osmani thyen rekord dhe kalon Albin Kurtin, votat që ka marrë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Kandidatja e iniciativës “Guxo” në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani, pritet të thyejë rekordin e votave që ka marrë ndonjëherë në zgjedhje ndonjë lider partiak në Kosovë që pas shpalljes së pavarësisë.

Osmani ka kaluar shifrën e 200,000 votave ndërkohë që ende nuk janë numëruar votat nga diaspora, ato me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Rezulton se deri më tani, Vjosa Osmani në këto zgjedhje ka marrë 206,570 vota. Më këtë rezultat ajo ka tejkaluar edhe Albin Kurtin që në zgjedhjet e vitit 2019 mori 183,952 vota.

Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, Vjosa Osmani garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Vjosa Osmani thyen rekord dhe kalon Albin Kurtin, votat që ka marrë në zgjedhjet e 14 shkurtit
Jonida Dama

---- ----
----
----- ----
-----