Ballina Lajme nacionale Vjosa Osmani sfidon Isa Mustafën: Puna ime me njerëz që e duan...

Vjosa Osmani sfidon Isa Mustafën: Puna ime me njerëz që e duan LDK-në

85
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovë, Isa Mustafa, i cili një ditë pas votimit të Qeverisë Hoti në Kuvend tha se bashkërendimi i Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit nuk iu bëri punë.

Osmani tha se edhe Mustafa edhe secili politikan e dinë shumë mirë se nuk ka nevojë të koordinohet me askënd për qëndrimet që mban.

“Në fakt më mirë se kushdo qoftë do të duhej ta dinte zoti Mustafa. Unë i kam qëndrime e mia që burojnë nga puna ime me kolegë dhe njerëz që vërtetë e duan LDK-në, me njerëz që vërtetë e duan Kosovën në këto dy dekada… Këto qëndrimet kanë qenë gjithmonë të njëjta… Unë sërish i sfidoj se cilin qëndrim e kam ndryshuar….”, tha Osmani.

Kryetarja e Kuvendit ka folur edhe rreth publikimit të një fotografie të babait të saj.

“Me këtë çështje do të merren organet e drejtësisë… Familja ime ka mbledhur provat e nevojshme dhe ato pak a shume tregojnë ku e ka burimin një dezinformate dhe shpifje e tillë që ka për qëllim të lëndojë integritetin familjar dhe tani do t’ia lëmë në duar drejtësisë”, tha ajo, duke shtuar se nuk flitet vetëm për disa portale që kanë shpërndarë një informatë të tillë në mënyrë të papërgjegjshme, por edhe për individë që në këtë rast kanë rrezikuar edhe fizikisht familjen e saj.

Me heret kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë sot se bashkërendimi i Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit nuk iu bëri punë. Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Osmani i iku përgjegjësisë që të drejtojë Kuvendin e Kosovës, në të cilën bashkëpartiaku i saj i LDK-së do të votohej për kryeministër, ndërsa Kurti i iku përgjegjësisë t’ia dorëzojë detyrën kryeministrit Hoti. /Telegrafi

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Bojkotimi i bashkërenditur i znj. Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit dhe z. Albin Kurti, ish Kryeministër, nuk iu bëri punë.

E para iku nga përgjegjësia ta drejtojë seancën e Kuvendit, në të cilën bashkëpartiaku i saj i LDK-së do të votohej për Kryeministër, kurse partia e saj, LDK, ku akoma është nënkryetare, do ta drejtonte koalicionin qeverisës. Veprim i papresedan dhe i papërgjegjshëm.

Sot, Albin Kurti i iku përgjegjësisë t’ia dorëzojë detyrën Kryeministrit Hoti. Deklarata e tij se nuk ia dorëzon detyrën njeriut qe e ka shkarkuar është e ulët dhe e pasaktë. Në fakt para se ta shkarkonte z. Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë, Kurti e shkarkoi vetëveten me votën e mbi 2/3 të deputetëve.

Pamja e mëngjesit të sotëm e Kryeministrit Hoti, në ceremonin e nderit të njësisë së FSK-së, flet qartë se para tij nuk kishte Kryeministër. Sepse çdo kryeministër me sjellje normale do t’ia dorëzonte detyrën pasardhësit të tij”.

 

-----