Ballina Lajme nacionale Vjosa Osmani nis takimin me Lulzim Bashën

Vjosa Osmani nis takimin me Lulzim Bashën

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, e ka nisur ditën e tretë të vizitës në Shqipëri me takimin me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pas takimit, Osmani dhe Basha do të mbajnë një konferencë për media.

E pas këtij takimi, Osmani do të nderohet me “Çelesin e Tiranës”, dekorat e do t’i jepet nga kryebshkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Osmani vizitën treditore në Tiranë e mbyll me takim me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gjatë ditës së djesme u takua me kryetarin e parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi si dhe mbajti fjalim para deputetëve të këtij parlamenti. Osmani falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënën Kosovës, derisa foli edhe rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë./21Media

The post Vjosa Osmani nis takimin me Lulzim Bashën appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----