Ballina Lajme nacionale Vjosa Osmani mendon se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për Kosovën

Vjosa Osmani mendon se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për Kosovën

119
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, tha për vendimin e Gjykatës Kushtetuese se pavarësisht mospajtimeve rreth disa pjesëve të arsyetimit të institucionit, Kushtetuta jonë nuk lë hapësirë e rrugë tjetër sa i përket zbatimit të vendimeve nga ana e institucioneve.

----

Osmani ka theksuar se zgjedhjet janë i vetmi opsion për vendin.

“Politikisht, siç e kam thënë edhe në të kaluarën, zgjedhjet janë i vetmi opsion që do të mund të rikthenin legjitimitetin e institucioneve”, ka theksuar ajo për Blic.

Por në ndërkohë, ka shtuar ajo, deri sa do të krijoheshin rrethanat për zgjedhje për shkak të pandemisë, “mendoj se e vetmja mënyrë për të parandaluar polarizimin ekstrem dhe përplasjet e mëdha në këto kohë sfiduese do të kishte qenë një qeveri tranzitore, ta zëmë për 6-9 muaj, e udhëhequr nga një figurë unifikuese mbi-partiake dhe me ministra teknik”, tha Osmani.

Kjo sipas saj, do mundësonte tejkalimin e krizës politike e ekonomike, përgatitjen për organizim të zgjedhjeve të reja, arritjen e konsensusit rreth dialogut dhe mbrojtjes së integritetit territorial.

----- ----