Ballina Lajme nacionale Vjosa Osmani kundër qeverisë Hoti: Varet nga Beogradi dhe Thaçi

Vjosa Osmani kundër qeverisë Hoti: Varet nga Beogradi dhe Thaçi

31
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani shpreu kundërshtinë për qeverinë e re të vendit, të drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti.

----

Në një prononcim për mediat në Kosovë, ajo tha se ekzekutivi i ri varet nga Lista Serbe, Beogradi dhe presidenti Hashim Thaçi.

“Një qeveri e cila në tërësi varet nga votat e listës serbe që do të thotë nga Beogradi dhe së cilës votën e 61-të ia siguroi presidenti Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar.

Familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë, as nuk do të jetë Hashim Thaçi. Unë këta ngatërrim nuk e kam bërë asnjëherë dhe nuk do ta bëjë as tash e tutje”, u shpreh Osmani.

----- ----