Ballina Lajme nacionale Vjosa Osmani: Jam gati të lë postin!

Vjosa Osmani: Jam gati të lë postin!

104
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se është e gatshme të largohet nga posti që ka, nëse Vetëvendosja do të kërkojë që ta marrë vetë këtë post si parti e parë.

Osmani është zgjedhur në krye të Kuvendit me propozim të VV-së, kur u krijua koalicioni VV-LDK. Tani që është prishur ky koalicion, Osmani thotë se është e gatshme ta lëshojë postin nëse ia kërkon VV-ja.

“Ne e kemi diskutuar menjëherë pas mocionit. E kanë të qartë këtë çështje. Kurdo që ata dëshirojnë të propozojnë kandidatë nga Grupi parlamentar i Vetëvendosjes, unë nuk do të jem pengesë, këtë e kanë ditur që nga 25 marsi. Nuk jam person që synon uzurpimin e pozitave”, deklaroi kreu i Kuvendit të Kosovës.

E zgjedhur si kreu i listës zgjedhore të LDK-së, Osmani pati sukses të madh elektoral dhe u kthye në referimin politik të ardhjes në pushtet të opozitës së Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit.

Por pas largimit të LDK-së nga koalicioni me Vetëvendosjen, Osmani doli kundër qëndrimeve të partisë së saj dhe në Parlament votoi kundër rrëzimit të qeverisë “Kurti” dhe nuk mori pjesë në Kuvend kur u botua qeveria “Hoti”.

-----