Ballina Lajme nacionale “Vjosa Osmani i ka tre shefa”, ja kush e thotë

“Vjosa Osmani i ka tre shefa”, ja kush e thotë

29
SHPËRNDAJE

Debatet mes partive të ndryshme veç kanë filluar.

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Isa Agushi i cili vjen nga qyteti i Gjilanit në emisionin “Frontal” ka thënë se kandidaturën e tij në zgjedhjet e kaluara e patën sabotuar disa klane brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti në të cilën ishte më herët Agushi.

“Po kam qenë edhe në zgjedhjet e kaluara kandidat, por kom pas sabotim brenda LDK-së”, ka thënë Agushi.

Më tej ai ka thënë se kandidatja e ish partisë së tij, Vjosa Osmani nuk ka autoritet në LDK.

Pasi e përzgjedhën për kandidate për kryeministre, u kanë dasht që Vjosa të bëhet kryetare e partsë. Vjosa i ka tre shefa, pa i pyet s’mudnet me marrë vendimet, njëri ndër ta është edhe Lutfi Haziri”, ka thënë Agushi.

-----