Ballina Lajme Bota/Rajoni Vjosa Osmani do të jetë në listat e Vetëvendosjes

Vjosa Osmani do të jetë në listat e Vetëvendosjes

25
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Vjosa Osmani do të jetë në listat e Vetëvendosjes në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Kosovë në fillim të vitit të ardhshëm. Konfirmimi vjen nga Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.

“Varet sesi do të shkojë në zgjedhje Osmani. Për aq sa ajo ka deklaruar dhe kemi parë deri më tani sigurisht që do të krijojë një listë zgjedhore dhe do të garojë bashkë me ne në listën e përbashkët”, tha nënkryetarja e Kuvendit, nga partia e Kurtit.

Nagavci u shpreh se zgjedhjet do t’i sjellin një legjitimimet të ri institucioneve.

“Për fat keq është se kësaj radhe zgjedhjet po mbahen shumë shpesh. Ka një kohë të gjatë që në Kosovë nuk ka një qeveri stabile, që të ketë një mandat të plotë, por kjo në këtë radhë është e mirëseardhur se e konfirmoi Gjykata Kushtetuese. Në realitetin aktual, ku ne aktualisht nuk kemi kryeministër, sepse sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese zoti Hoti asnjëherë nuk ka qenë kryeministër dhe qeveria ‘Hoti’ aktualisht nuk më është një qeveri legjitime. Sa më shpejt që të mbahen zgjedhjet, do të sjellin një legjitimimet të ri të institucioneve në Kosovë”, u shpreh ajo.

“Ne aktualisht dhe ligjërisht do të duhej të ishim në pushtet, për më tepër të gjitha sondazhet e tregojnë se Lëvizja jo vetëm që është fuqia e parë politike në vend, do të fitojë bindshëm, do të kalojë edhe 50% dhe do arrijë që të krijojë një qeveri stabile”, tha Nagavci.

---- ----
----
----- ----
-----