Ballina Lajme nacionale Vjosa Osmani del hapur kunder qeverisë së re që drejtohet nga partia...

Vjosa Osmani del hapur kunder qeverisë së re që drejtohet nga partia e saj

52
SHPËRNDAJE

Pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, kryetarja e këtij institucioni, Vjosa Osmani, duke folur për refuzimin e saj që të drejtojë seancën në të cilën u votua qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti, tha se kjo qeveri nuk përfaqëson vullnetin qytetar.

“Në radhë të parë një qeveri, e cila në tërësi varet nga votat e Listës Serbe, do të thotë nga Beogradi, dhe së cilës votën e 61 ia siguroi presidenti Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar”, deklaroi Osmani.

Osmani nuk bëri të ditur nëse do të vazhdojë të mbajë pozitën e kryetares së Kuvendit të Kosovës. Në vazhdimësi ajo tha se ishte në favor të formimit të një qeverie teknike me mandat gjashtë deri në nëntë muaj dhe shkuarje të vendit në zgjedhje pas pandemisë së koronavirusit. Qeveria Hoti është votuar të mërkurën në Kuvendin e Kosovës me 61 vota për 24 kundër dhe një abstenim.

Votë vendimtare ishte ajo e deputetit të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, i cili në fillim të seancës tha se do të votonte qeverinë pasi ia kishin ndërruar mendjen presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilët siç tha ai, e kishin vizituar në shtëpinë e tij.