Ballina Lajme Bota/Rajoni Vjen lajmi i mirë nga Greqia, shërohet pacientja ‘0’ e prekur nga...

Vjen lajmi i mirë nga Greqia, shërohet pacientja ‘0’ e prekur nga koronavirusi

42
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Qendra operative e krizave spitalore, ka njoftuar mbrëmjen e së mërkurës se pacientja 0 e diagnostikuar në Greqi me virusin covid19, është plotësisht e shëruar dhe me plotësimin e afatit prej 14 ditësh në spital, pacientja 38 vjeçare dhe fëmija e saj 9 vjec pritet të largohen nga spitali për t’ju kthyer jetës së tyre normale.

Rasti 0 u evidentua në vend, mbasi pacientja 38 vjeçare u paraqit në spitalin Ahepa të Selanikut, mbas një udhëtimi biznesi në Milano, raporton Top Channel.

Prej ekzaminimeve, u konstatua se edhe djali i saj 9 vjeç, që kishte simptoma të sëmundjes, ndaj edhe të dy u izoluan në spitalin e Selanikut në kushtet e karantinës së plotë.

Ata u mbajten ne nje dhome me presion negativ,ndersa simptomat e tyre nuk ishin te renda,dhe organizmi i tyre reagoi mjafte mire ndaj medikamenteve me te cilat u trajtuan.

Rendesi e vecante iu kushtua edhe gjendjes se tyre psikologjike, e cila u vleresua e kenaqshme.

Lajmi per sherimin e pacientes se pare,ka shtuar optimizmin ne greqi,ku deri tani jane diagnostikuar me korona virusin 99 persona,3 prej te cileve ndodhen ne gjendje te rende ne spital.

Vlen te shenohet se deri tani,prej ketij virusi nuk ka asnje viktime,ndersa prej gripit H1N1,jane shenuar me shume se 85 viktima qe prej vjeshtes se vitit 2019.

---- ----
----
-----
-----