Ballina Lajme nacionale Vjen lajmi i fundit për gjendjen e dy personave të plagosur dje...

Vjen lajmi i fundit për gjendjen e dy personave të plagosur dje në Prishtinë

62
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Në rrezik për jetë vazhdojnë të jenë edhe dy persona të tjerë që mbetën të lënduar të enjten gjatë përleshjes me mjete zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” të Prishtinës.

Pacientët që po qëndrojnë në spital, axhë e nip, janë të familjës Rafuna.

Detaje rreth gjendjes shëndëtësore të këtyre pacientëve ka dhënë mjeku i QKUK’së, Shaqir Uka, shef i mjekimit intenziv.

Mjeku kujdestar, Shaqir Uka i ka thënë se gjendja e të lënduarve është jo stabile.

Thotë se janë në pritje edhe të rezultateve të analizave për të marrë më shumë informacione rreth gjendjes së tyre.

“Dy të lënduarit me mjet zjarri në Prishtinë janë sjellë dje për ekzaminim në Klinikën Emergjente. Ata janë për momentin nën kujdesin intenziv dhe priten edhe rezultatet e analizave. Gjendja e përgjithshme e tyre mund të themi që është jo stabile”, ka thënë Uka.

“Dy pacientët, pas sjelljes në Qendrën Emergjente për shkak të lëndimeve që kanë marrë me mjete zjarri janë sjellë për trajtim në mjekimin intenziv.

Të dy pacientët vazhdojnë të qëndrojnë të fjetur në barna dhe të përkrahur nga aparaturat mjekësore. Në orët në vazhdim do të dihet gjendja e tyre.

Njëri nga pacientët ka lëndime me mjet zjarri në regjionin e kokës, ndërkohë tjetri ka lëndime në gjoks’, tha Uka.

Lamtumira e fundit e Bashkim Mehmetit dhe Mefail Rafunës do të bëhet nesër.

Detaje se si filloi e gjithë përleshja mes anëtarëve të familjes Mehmeti e Rafuna, ka dhënë sot Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Sipas Prokurorisë, gjithçka kishte filluar me një përleshje fizike, për të përfunduar më pas me të shtëna.

“Në njërën anë personat me inicialet F.R. dhe M.R., ndërsa në anën tjetër të dyshuarit me inicialet B.M., N.M. dhe M.M., kanë shtënë me mjete zjarri. Ndërkaq, si pasojë e të shtënave të ndërsjella, lëndime dhe plagë të rënda në vendin e ngjarjes kanë pësuar të dyshuarit me inicialet F.R., M.R., B.M., dhe kalimtari i rastit, tani i dëmtuari G.R”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria ka bërë të ditur se të lënduarit ishin dërguar menjëherë për trajtim në QKUK, mirëpo si pasojë e lëndimeve dhe plagëve të marra, kanë ndërruar jetë personat me inicialet B.M. dhe M.R.

Ndërkohë, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë, personat me inicialet N.M., M.M., dhe F.R., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Vepër e rëndë” nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të mjeteve” nga neni 366 të KPRK-së.

“Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, dhe do të urdhërohet që të bëhet obduksioni, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes së tyre”, thuhet në komunikatë.

Më herët Bajram Krasniqi, zyrtar për media në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar se gjatë të shtënave në lagjen “Mati 1”, një zyrtar policor ka intervenuar në prangosjen e njërit nga të dyshuarit që ka gjuajtur.

Sipas Krasniqit, nuk dihet nëse i njëjti ka gjuajtur edhe me mjete zjarri.

“Ka qenë kalimtar rasti, jashtë detyrës. Si kalimtar rasti ka hasur në ngjarje dhe ka intervenuar dhe njëri nga të dyshuarit, i cili ka përdorur mjete zjarri e shkurtër, është prangosur nga polici, i cili ka qenë kalimtar rasti. Nuk dihet ende nëse i njëjti ka përdorur mjetin e zjarrit”, ka thënë Krasniqi.

---- ----
----
----- ----
-----