Ballina Lajme nacionale Vjedhja e votave, opozita paralajmëron protestë në Dibër (VIDEO)

Vjedhja e votave, opozita paralajmëron protestë në Dibër (VIDEO)

8
SHPËRNDAJE

Publiée par Perparim Spahiu sur Vendredi 28 juin 2019

Opozita do të protestojë sot në Bulqizë, Klos, Burrel dhe Peshkopi kundër zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ish-deputeti Përparim Spahiu ka ndarë një video në rrjetët sociale, duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimit.

“Refuzojmë votimet farse të 30 qershorit. Protestojmë për zgjedhje demokratike. Protestojmë për zgjedhje europiane”, thuhet në videon promocionale, ndërsa tubimi do të mbahet në 20:00.

Qeveria, e cila ka edhe mbështetjen e SHBA-BE është e vendosur që zgjedhjet të mbahen më 30 qershor, ndërsa presidenti Ilir Meta ka dekretuar 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve.

Gazeta SHQIP

-----