Ballina Teknologji “Vjedhin të dhënat e amerikanëve”: SHBA do të bllokojë shkarkimin e Tiktok...

“Vjedhin të dhënat e amerikanëve”: SHBA do të bllokojë shkarkimin e Tiktok dhe WeChat

19
SHPËRNDAJE

Duke nisur nga 20 shtatori, amerikanët nuk do të mund të shkarkojnë aplikacionet TikTok dhe WeChat në smartphone-ët e tyre.

Vendimi është marrë nga Departamenti i Tregtisë në Shtetet e Bashkuara me arsyetimin se këto programe vjedhin të dhënat personale të përdoruesve.

“Kjo bëhet për motive të sigurisë kombëtare dhe për të mbrojtur përdoruesit amerikanë”, lexohet në një shënim të Departamentit të Tregtisë.

Megjithatë, personat që i kanë të shkarkuar në celularët e tyre këto aplikacione, mund të vazhdojnë t’i përdorin ato.

Vendimi ndalon vetëm shkarkimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e TikTok dhe WeChat. Qeveria amerikane është shprehur vazhdimisht kundër tyre pasi dyshon se prapa qëndron qeveria e Kinës dhe Partia Komuniste.

-----