Ballina Lajme nacionale Vizita në Kosovë/ Rama takon Vjosa Osmanin, kryeministri i vetmi pa maskë...

Vizita në Kosovë/ Rama takon Vjosa Osmanin, kryeministri i vetmi pa maskë (FOTO)

52
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Siç vihet re edhe nga fotoja e mësipërme, në Kuvend, të vetmit pa maskë janë Rama dhe këshilltari i tij.

Pas Osmanit, Rama do të shkojë në takim me homologun e tij, kryeministrin Avdullah Hoti.

Pak orë më parë, përmes një postimi në Twitter, Rama sqaroi arsyen e vizitës së tij dyditore:

🇦🇱🇽🇰 NË PRISHTINË PËR TË DËGJUAR DHE MËSUAR MË SHUMË PAS FLETË-RRUFESË SPECIALE QË DO TË HYJË SI NJOLLË TURPI E SHEKULLIT XXI NË HISTORINË BOTËRORE TË DREJTËSISË,E CILA PRAKTIKËN E AKUZËS PUBLIKE PA AKTAKUZË JURIDIKE E KA NJOHUR VEÇ NË EPOKAT E SUNDIMEVE IDEOLOGJIKE A PARA TYRE!”