Ballina Lajme Bota/Rajoni Vizita e Pompeos në Greqi, shpërthejnë protestat në Athinë e Selanik, digjet...

Vizita e Pompeos në Greqi, shpërthejnë protestat në Athinë e Selanik, digjet flamuri amerikan

47
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në Athinë e Selanik janë zhvilluar sot protesta të cilat kanë kaluar jo pa incidente dhe përplasje me Policinë, gjatë kohës që në vend ndodhej Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo.

Me parullën “Pompeo është i padëshirueshëm”, anarkistët fillimisht u mblodhën në Parkun Eleftherias për të protestuar dhe më pas marshuan para Ambasadës së SHBA.

Mediat greke shkruajnë se pas orës 19:00, janë regjistruar disa incidente midis protestuesve dhe policisë, me këta të fundit që u janë përgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës.

Kurse në Selanik një grup qytetarësh dogjën flamurin amerikan jashtë konsullatës së SHBA, në rrugën Tsimiski.

Më herët, protestuesit pikturuan dhe shpalosën flamurin amerikan në rrugë, shkruajtën parulla anti-NATO dhe anti-SH.B.A. dhe kaluan mbi të.

---- ----
----
----- ----
-----