Ballina Lajme nacionale Vizat mund të mos hiqen as këtë vit

Vizat mund të mos hiqen as këtë vit

14
SHPËRNDAJE

Ministria e Integrimit thotët se vizat mund të mos hiqen as këtë vit.

Pavarësisht premtimeve të vazhdueshme të drejtuesve të institucioneve vendore se gjatë këtij viti Kosovës do t’i hiqen vizat nga Bashkimi Evropian, zëvendësministri i Integrimit Evropian, Lirak Çelaj, ka thënë për “Zërin” se procesi i liberalizimit të vizave ka shumë gjasë të mos përmbyllet as gjatë vitit 2019, pasi disa shtete anëtare ende nuk janë bindur që të votojnë pro, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kanë kaluar nëntë vjet prejse krerët institucionalë të Kosovës kanë nisur të japin zotime se do të ndodhë liberalizimi i vizave. Mirëpo as tash kur është bërë gati një dekadë nga fillimi i premtimeve për vizat qytetarët e Kosovës nuk po kanë mundësi të lëvizin lirshëm në hapësirën e vendeve të Shengenit.

Madje procesi i liberalizimit ka gjasa të mos përmbyllet fare as gjatë këtij viti. Kështu kanë pohuar për “Zërin” edhe zyrtarë të Ministrisë së Integrimit Evropian (MIE) në Kosovë, të cilët kanë thënë se disa shtete të Bashkimit Evropian nuk janë bindur ende që të votojnë pro liberalizimit.

Prej shteteve kryesore që kanë hezitim në këtë drejtim sipas tyre janë Franca dhe Gjermania, ndonëse Gjermania sipas zyrtarëve të MIE-së kohët e fundit ka shfaqur disa sinjale pozitive sa u përket vizave.

-----