Ballina Lajme nacionale Visar Ymeri paralajmëron: Serbia po ndërhynë në zgjedhjet e 6 tetorit në...

Visar Ymeri paralajmëron: Serbia po ndërhynë në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Visar Ymeri thotë se Serbia po ndërhynë në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.

Visar Ymeri nga Partia Socialdemokrate po thotë se Serbia po ndërhynë në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se këto sjellje të Beogradit dëshmojnë edhe më shumë domosdoshmërinë që Qeveria e re të Kosovës të veprojë në këtë drejtim.

Sipas tij, veprime të tilla të Beogradit po e pamundësojnë zhvillimin e një përfaqësimi autentik të serbëve që jetojnë në Kosovë.

Postimi i plotë:

BEOGRADI NUK DUHET LEJUAR TA CENOJË ZGJEDHJEN E LIRË PËR SERBËT E KOSOVËS

Presionet, kërcënimet dhe shantazhet e Beogradit zyrtar ndaj serbëve me të drejtë vote në Kosovë për t’i obliguar ata ta votojnë Listën “Srpska”, dëshmojnë edhe më shumë domosdonë që Qeveria e ardhshme e Kosovës pas 6 tetorit, të mos jetë e varur nga ky formacion politik.

Kjo ndërsymje e ndërhyrje e Beogradit zyrtar e dëshmon edhe më shumë se kishim të drejtë, ne deputetët e Partisë Socialdemokrate në legjislaturën e fundit, kur, bashkë me Kryeministrin Haradinaj, e larguam këtë ndikim në vendimmarjen shtetërore të Kosovës, për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës prej kur Lista “Srpska” është e pranishme në Kuvendin e Republikës.

Kosova, institucionet e saj dhe shoqëria, duhet të krijojnë kushte, frymë dhe mekanizma, që serbët në Kosovë të jenë të lirë për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre politikë, të mbrojtur nga pushteti autoritar dhe mendësia totalitare e Beogradit zyrtar. Tolerimi i veprimeve të Beogradit në emër të nevojës së kontrollit politik të serbëve të Kosovë nga Serbia për shkak të stabilitetit të brendshëm dhe të proceseve të ardhshme politike, po e pengon e pamundëson zhvillimin e një përfaqësimi autentik politik të serbëve që jetojnë në Kosovë bashkë me të tjerët. Stabilokracia nuk është mundësi për demokraci.

---- ----
----
----- ----
-----