Ballina Lajme Bota/Rajoni Virxhinia e lagalizoi mariuhanën

Virxhinia e lagalizoi mariuhanën

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Uashington, 8 prill 2021 (MIA) – Asambleja e përgjithshme e shtetit amerikan Virxhinia e dha miratimin përfundimtar për draft-ligjin për legalizim të posedimit të sasisë së vogël të mariuhanës dhe për prodhimtari të kufizuar vendore prej 1 korrikut të vitit 2021, tre vite më herët se sa që ishte planifikuar fillimisht.

Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve dje edhe krahas kundërshtimit të fuqishëm të deputetëve republikanë, miratuan ligj sipas të cilit të rriturit prej 1 korrikut mund të posedojnë mariuhanë për përdorim personal.

Guvernatori i Virxhinisë, Rallf Nortam, i cili është nga Partia Demokratike deklaroi se shteti ka “hyrë në histori si shteti i parë jugor që ka legalizuar posedim të mariuhanës”. “Ligjet për mariuhanë në mënyrë eksplicite janë të drejtuara kah bashkësia e njerëzve me ngjyrë, ndërsa zezakët në Virxhinia kanë mundësi më të madhe joproporcionale që të arrestohen, akuzohen dhe dënohen, tha Nortam.

Disa shtete amerikane, siç janë Nju-Jorku dhe Kolorado, ndërmorën masa të ngjashme, por Virxhinia është pionier në pjesën jugore të SHBA-së, rajon i cili socilaisht dhe politikisht është shumë konservator.

Më të vjetrit se 21 vjet do të munden ligjërisht të posedojnë diç më shumë se 28 gramë mariuhanë për përdorim personal, ndërsa është lejuar që të kultivohen katër bimë për amvisëri.

Megjithatë, pirja xhoint në vende publike nuk do të lejohet, njëjtë siç nuk është i lejuar konsumimi i alkoolit.

Prodhimtaria dhe shitja e mariuhanës nuk do të fillojë para vitit 2024. 

The post Virxhinia e lagalizoi mariuhanën appeared first on KOHA.

---- ----
----
-----
-----