Ballina Lajme Bota/Rajoni Virusi vdekjeprurës nga Kina, një tjetër mënyrë nga mund të përhapet

Virusi vdekjeprurës nga Kina, një tjetër mënyrë nga mund të përhapet

36
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Numri i të infektuarve me virusin Korona në Kinë po rritet me shpejtësi, gjë që i bën autoritetet të marrin vendime të mëtejshme drastike. Për herë të parë, liria e lëvizjes së banorëve është kufizuar në mënyrë masive në një qytet jashtë provincës Hubei.

Në Ëenzhou në bregun lindor të Kinës, lejohet të dalë në rrugë vetëm një person për familje, çdo dy ditë për të blerë gjëra të domosdoshme për të mbijetuar, thanë autoritetet lokale. Më shumë se 40 pika taksash në autostradë në qytet janë mbyllur. Sipas të dhënave zyrtare, virusi është vërtetuar deri tani te 256 vetë në qytetin me nëntë milionë banorë. Ëenzhou ndodhet në provincën Zhejiang, e cila pas Hubeit është provinca me numrin më të madh të infeksioneve të konfirmuara.

Në Hubei, janë futur tashmë në karantinë disa qytete të krahinës, me një numër total prej më shumë se 40 milionë banorësh. Njerëzit nuk lejohen të largohen nga qytetet, transporti publik është ndalur, aktivitetet janë anuluar dhe zbatohen masa të mëtejshme të mbrojtjes së shëndetit. Shumë shtete tashmë i kanë larguar qytetarët e tyre nga Ëuhan dhe rrethinat. Brenda një dite u raportuan 45 vdekje të reja dhe 1921 infektime të reja me virusin Korona nga krahina kineze Hubei. Sipas televizionit shtetëror, në Hubei ka 294 raste të njohura vdekjesh.

Veç kësaj, Filipinet raportuan vdekjen e parë jashtë Kinës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, i ndjeri është një 44-vjeçar nga Ëuhani. Ai dhe partnerja e tij, e cila gjithashtu është e sëmurë, patën udhëtuar në Filipine më 21 janar.

Përhapje përmes feçeve?

Nuk ekziston asnjë vaksinë kundër sëmundjes së re. Sipas Spitalit Renmin të Universitetit të Ëuhanit dhe Institutit të Viruseve të Akademisë së Shkencave të Kinës, sëmundja e mushkërive mund të përhapet në sistemin e tretjes. Virusi u gjet gjithashtu në mostrat e jashtëqitjes dhe në teste rektale, pasi mjekët patën zbuluar se disa pacientë kishin vetëm diare, në vend të etheve të zakonshme, njoftoi agjensia zyrtare e lajmeve Xinhua.

Virusi Korona mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me ftohjen ose me gripin, por edhe marrje fryme dhe pneumoni. Virusi besohet të jetë transmetuar te njerëzit nga kafshët e egra në një treg në Ëuhan. Kina e informoi OBSH për rastet e para në fund të dhjetorit.

Dy gjermanët “janë mirë në bazë të rrethanave”

Sipas Ministrisë së Çështjeve Sociale të Hessenit, dy pasagjerë gjermanë që u kthyen nga Kina dhe u infektuan me virusin Korona “janë mirë në bazë të rrethanave”. Ata po mjekohen në klinikën universitare në Frankfurt am Main. Të dy ishin fillimisht në karantinë me mbi 100 të kthyer të tjerë në një kazermë në Pfalz, pasi u kthyen dje për në Gjermani me një avion të Bundesëehr-it. DW

---- ----
----
-----
-----