Ballina Lajme Bota/Rajoni “Virusi nuk ka ikur, asgjë nuk është…”, Belgjika zbulon planet për lehtësimin...

“Virusi nuk ka ikur, asgjë nuk është…”, Belgjika zbulon planet për lehtësimin e kufizimeve

124
SHPËRNDAJE

Kryeministrja e Belgjikës, Sophie Wilmes, ka njoftuar planin e qeverisë për të hequr gradualisht të gjitha masat që janë marrë deri tani për shkak të Covid-19 në vend.

Sipas BBC-së, në rregullat e reja parashikohet që të gjitha dyqanet do të lejohen të hapin dyert përsëri nga 11 maji.

Ndërsa shkollat do të rihapen më 18 maj, edhe pse me një numër të vogël nxënësish në çdo klasë. Restorantet nuk do të lejohen të hapen para 8 qershorit.

Gjithashtu kryeministrja paralajmëroi se “asgjë nuk është hedhur tej, pasi virusi është në qarkullim”.

Ndërkohë kujtojmë se në Belgjikë janë më shumë se 44.000 persona që janë testuar pozitiv nga Covid-19.

Pothuajse 6.700 vdekje janë regjistruar në vendin e 11.4 milionë– shkalla më e lartë për frymë në Evropë. Më shumë se gjysma e viktimave kanë qenë në shtëpitë e kujdesit.

-----