Ballina Lajme Bota/Rajoni Virusi ka zyrtarisht një emër, OBSH: Më i rrezikshëm se terrorizmi

Virusi ka zyrtarisht një emër, OBSH: Më i rrezikshëm se terrorizmi

24
SHPËRNDAJE

Koronavirusi i ri ka zyrtarisht një emër: ai do të quhet “Covid-19”. Njoftimin e bëri drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili shtoi se  “një virus si ky mund të krijojë më shumë trazira politike, ekonomike dhe sociale sesa çdo sulm terrorist.

“Bota duhet të zgjohet dhe ta konsiderojë këtë virus si numrin e armikut një”, deklaroi Ghebreyesus”. Tani kemi një dritare mundësish. Koha është thelbësore. Duhet të veprojmë urgjentisht” ka shtuar ai. Kreu i OBSH-së theksoi se zhvillimi i vaksinave dhe trajtimeve është një aspekt i rëndësishëm i axhendës së kërkimit, por nuk është i vetmi.

“Do të duhet ca kohë për t’i zhvilluar ato, megjithatë ne nuk jemi të pambrojtur. Tani ka shumë mjete të shëndetit publik, me të cilat mund të parandakojmë infeksionin”, ka qenë komenti i tij. OBSH-ja kërkoi një investim prej 675 milion dollarë javën e kaluar, në mbështetje të luftës kundër koronavirusit në vendet e prekura prej tij.

-----