Ballina Sport Viron Bezhani i LSI-së, letër Ramës: Fidel Ylli dhe vëllai i Arben...

Viron Bezhani i LSI-së, letër Ramës: Fidel Ylli dhe vëllai i Arben Pëllumbit duan të uzurpojnë Komitetin Olimpik!

33
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti i KOKSH, Viron Bezhani, i cili prej shumë vitesh është president i këtij Institucioni ku vetëm është akuzuar për korrupsion, i ka dërguar së fundmi një letër kryeministrit Edi Rama.

Bezhani që është një njeri i LSI-së, në letrën drejtuar Ramës shprehet se presidenti i Federatës së Volejbollit, Erlind Pëllumbin dhe deputetin socialist, Fidel Ylli, duan të uzurpojnë KOKSH-in.

Kujtojmë këtu që njeriu që faktikisht e ka uzurpuar prej vitesh KOKSH-in është pikërisht Viron Bezhani dhe tashmë për të zgjidhur këtë situatë ai kërkon që zgjidhja të vijë nga kryeministri Edi Rama.

LETRA E PLOTË

I nderuar zoti kryeministër!

Po ju shkruaj nga detyra e presidentit të KOKSH për t’ju paraqitur publikisht një problem të krijuar nga njerëz që përdorin pozicione shtetërore dhe partiake për të shkatërruar ligjshmërinë dhe demokracinë në lëvizjen olimpike në Shqipëri.

Anëtari i KE KOKSH, Erlind Pëllumbi, vëllai i sekretarit organizativ të Partisë Socialiste Arben Pëllumbi dhe deputeti i Partisë Socialiste Fidel Ylli, kanë bashkuar forcat me një grupim individësh që janë pranë strukturave qeveritare dhe partiake pranë jush dhe kanë ndërmarrë një aventurë të qartë në shkelje të ligjit dhe statutit të KOKSH për të uzurpuar postin e presidentit dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të KOKSH.

Prej gati dy vitesh, kam konstatuar shkelje të rënda të funksionimit financiar, ligjor dhe statutor në KOKSH dhe i kam denoncuar dhe jam përpjekur t’i pengoj ato. Për fat të keq, në këto përpjekje të miat publike, nuk kam pasur mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit, përkundrazi, funksionarë të saj kanë qenë pjesë aktive e këtij grupimi individësh që po shkelin çdo parim dhe normë për të uzurpuar KOKSH.

KOKSH prej vitesh është përfshirë në një aktivitet të qartë të paligjshëm. Kjo ka ndodhur edhe kur unë kam qenë në drejtim por, në asnjë rast, nuk ka ndodhur me bashkëpunimin tim të ndërgjegjshëm dhe përfitues. Për besimin e tepruar dhe mungesën e vigjilencës, kam qenë dhe jam i gatshëm të mbaj përgjegjësitë që më takojnë. Këto shkelje ligjore dhe statutore kanë vazhduar të ndodhin edhe kur unë i kam kundërshtuar me të vetmen mundësi, votën time. Se fundmi edhe gjykata ka pezulluar një nga vendimet që ky grupim ka ndërmarrë, në shkelje të qartë të ligjit.

Po Ju drejtohem publikisht sepse i kam ezauruar të gjitha mundësitë në institucionet qeveritare nën juridiksionin tuaj. Do ta vazhdoj luftën time në gjykata dhe nuk do të tërhiqem deri në fund për të vënë para përgjegjësisë penale abuzuesit që kanë emra konkretë.

Por, shpresoj që kjo letër t’Ju sensibilizoj që të bëheni pengesë ndaj përpjekjeve që ky grupim, nën juridiksionin tuaj, po bën për të mbuluar abuzimet e bëra në KOKSH, duke shkelur ligjin dhe statutin. Ju sugjeroj që të kërkoni një auditim serioz të kësaj organizate në të gjitha elementët e funksionit të saj. Duke besuar në përkushtimin dhe impenjimin tuaj, Me shumë respekt, Viron Bezhani.

 

---- ----
----
-----
-----