Ballina Showbiz VIP-at kosovar që kanë hapur shtëpitë e tyre për vëllezërit nga Shqipëria

VIP-at kosovar që kanë hapur shtëpitë e tyre për vëllezërit nga Shqipëria

40
SHPËRNDAJE

Tërmet i fuqishëm goditi Shqipërinë.

Pas tragjedisë në Shqipëri shumë artistë të estradës kanë treguar gatishmërinë e tyre për të pritur njerëz në shtëpitë e tyre

Një ndër të parët që ka ofruar këtë ndihmë është reperi Genc Prelvukaj i cili ka ofruar shtëpinë e tij në Martinaj të Plavës në Mal të Zi.

“Ju njerëz të mirë në Shqipëri. Nëse njihni familje që kanë nevojë të strehohen, kanë mbetur pa kulm mbi kokë, nga tërmeti i sotëm, unë kam një shtëpi në Martinaj të Plavës në Mal të Zi, në të cilën mund të vendosen 2 familje”, ka shkruar ndër të tjera Genci.

Edhe aktori Fatmir Spahiu ka ofruar strehim për deri në 10 persona në Kosovë deri të qetësohet situata në Shqipëri.

“Deri ne 10 persona nga Shqipëria i strehoj në Kosovë deri sa gjendja të qetësohet! Nëse dini ndonjë familje me shkruani ne mesazh”, ka shkruar Spahiu.

Ndërkohë, reperi Capital T ka postuar një numër telefoni në Instagram për të gjithë ato familje që kanë nevojë për ndihmën e reperit.