Ballina Sport Vijon absurditeti i Ligës së Futbollit, refuzon kërkesën e Fidel Yllit: Kemi...

Vijon absurditeti i Ligës së Futbollit, refuzon kërkesën e Fidel Yllit: Kemi pas presidentin pa qef, takohemi në kryeministri po doni, jo tek Financat

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të Ligës Profesioniste të Futbollit, sekretari, Dritan Kadia, ka bërë me dije se Liga ka refuzuar kërkesën e Fidel Yllit për të zhvilluar një takim në zyrat e Ministrisë së Financave, për shkak se drejtuesit e Ligës nuk e shohin të nevojshëm këtë takim, pasi propozimet dhe kërkesat i janë përcjellë drejtuesve të ministrisë shumë herë.

Liga kërkon që të takohet me kryeministrin në zyrat e qeverisë.  Gjithashtu në postim bëhet me dije se presidenti Libohova nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Ligës, për shkak se ka qenë pa qejf.

POSTIMI I LIGËS PROFESIONISTE

I nderuar zoti Fidel,

Më duhet tju bëj me dije që Z. Libohova ka qenë pa qef dhe nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Ligës dhe nuk ka patur informacion mbi vendimet e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Anëtarëve.
Duke ju falenderuar për ftesën që të takohemi në zyrat e Ministrisë së Financave, me keqardhje më duhet t’ju njoftoj se ne nuk e shohim të nevojshëm këtë takim pasi Liga Profesioniste e Futbollit i ka përcjellë të gjitha propozimet dhe kërkesat e saj pranë drejtuesve të kësaj ministrie shumë herë. Për më tepër kërkesat e Ligës nuk përmbushen me zgjidhje teknike të punonjësve të ministrisë por me një vullnet të qartë politik që varet e mund të ndërmerret vetëm nga Kryeministri.
Përcilljani ju lutem Kryeministrit gatishmërinë dhe pritjen e delegacionit të Ligës për tu takuar me të në zyrat e qeverisë.
Duke përfituar nga rasti, bazuar në vendimin e Ligës, ju ftoj për një takim e diskutim miqësor në mjediset e Ligës.
Me konsideratën më të lartë për ju, sekretari i Ligës, Dritan Kadia.

Tiranë, më 13 shtator 2020

---- ---- ----
-----