Ballina Lajme nacionale Vijnë temperaturat ‘përvëluese’

Vijnë temperaturat ‘përvëluese’

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Java e korrikut në Kosovë nis me temperatura të larta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme në vendin tonë do
të mbajë mot me temperatura të larta.

Sipas IHMK-së temperaturat do të shkojnë deri në 37 gradë Celcius.

Siç njofton IHMK, java e parë e korrikut do të shoqërohet me mot kryesisht me diell dhe temperatura të lartë.

Të mërkurën do të ketë vranësira të cilat gjatë ditës nuk do të jenë stabile dhe vende-vende ka mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

---- ----
-----