Ballina Lajme nacionale Vijnë në jetë Vjosa dhe Albini, historia e veçantë e binjakëve

Vijnë në jetë Vjosa dhe Albini, historia e veçantë e binjakëve

210
SHPËRNDAJE

Një çift nga Kosova janë bërë prindër pas 15 vitesh martesë, ndërsa gëzojnë sot ardhjen në jetë të binjakëve të tyre.

E veçanta e kësaj historie është edhe fakti se prindërit iu kanë vendosur vajzës dhe djalit, emra të personalitetesh politike. Bëhet fjalë për dy fituesit e zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

“Pas 15 vitesh u bëra baba i një vajze e një djali dhe emrat ua lashë ALBIN e VJOSA, ishalla bëhen si Albin Kurti e Vjosa Osmani. Qofshin me jetë të gjatë e të lumtur Vjosa e Albini”, ka shkruar babai i fëmijëve në Facebook.

-----