Ballina Lajme nacionale Vijnë dhe ikin shqiptarët, tragetet plot nga Italia në Shqipëri dhe anasjelltas

Vijnë dhe ikin shqiptarët, tragetet plot nga Italia në Shqipëri dhe anasjelltas

11
SHPËRNDAJE

Kanë rinisur normalisht lundrimet e trageteve nga porti detar i Durrësit në drejtim të brigjeve italiane dhe anasjelltas.  Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në orar dy tragetet e linjës Bari-Durrës.

Në mbrëmje, do të nisen tre tragete në drejtim të Barit dhe Ankonës. Puna vijon normalisht dhe në kalatat e terminalet e tjera portuale.

Janë ankoruar dy anije tregtare dhe në ditët në vijim kanë njoftuar ardhjen edhe 7 të tjera me mallra të ndryshëm importi, si grurë, kripë, ure, melaminë, llamarinë, etj.