
“Partia Demokratike nuk ka asnjë shans të pengojë zgjedhjet”. Kështu deklaroi Kryeministri Rama, teksa shtoi se kush pengon zgjedhjet shpallet “non grata” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.
“Nuk kam asnjë presion për datën e zgjedhje, nga askush. Data e zgjedhjeve nuk është detyrë e kryeministrit, apo opozitës. As maxhoranca dhe as opozita nuk shpallin datën e zgjedhjeve”- tha Rama.
“30 qershori është datë historike për pluralizmin në Shqipëri” – deklaroi Rama, ndërsa nuk e kurseu Berishën, për të cilin tha se “është një plak i marrë që e do pushtetin me ccdo kusht dhe që prej 30 vjetësh e mban vendin peng”.
“Bashkitë nuk po i marrim ne, kanë ikur ata” – tha Rama dhe shtoi se ata kanë frikë dhe i tmerron Drejtësia, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.