Ballina Sport “Vidiç kërkoi që të shkonte në luftë kundër Kosovës”/ Deklarata e futbollistit...

“Vidiç kërkoi që të shkonte në luftë kundër Kosovës”/ Deklarata e futbollistit armen

50
SHPËRNDAJE

 

Futbollisti armen, Varazdat Haroyan, i cili luan në Premier League-n ruse me ekipin e Ural-it, deklaroi se Vidiç është idhulli i tij, dhe tregoi një episod me protagonist ish-mbrojtësin serb.

“Roli i qendërmbrojtësit është shumë i vështirë, por unë motivohem nga emra të mëdhenj si Vidic e të tjerë. Nemanja është idhulli im dhe e kam ndjekur shumë kur luante për Manchester United. Mbaj mend si i thurte elozhe Ferguson, duke e quajtur luftëtar.

Kam dëgjuar një histori, që në vitin 2006 kur u transferua tek United, Vidic i ka kërkuar Fergusonit të shkojë në luftë kundër Kosovës. Mos qofsha gabim, lufta nuk zgjati shumë dhe prandaj Vidiç nuk u largua drejt Serbisë” u shpreh Haroyan.