Ballina LifeBizare Vidhet tualeti prej floriri 18 karat, vlerë arrin në një milion paund

Vidhet tualeti prej floriri 18 karat, vlerë arrin në një milion paund

25
SHPËRNDAJE

Një tualet prej ari masiv 18 karat u vodh nga Pallati Blenheim, shtëpia ku u lind ish kryeministri britanik Winston Churchill. Vepra e artit e krijuar nga artisti konceptual italian, Maurizio Cattelan, quhej “Amerika” dhe vlente 1 milionë paund!

Policia e konfirmoi vjedhjen e sqaroi gjithashtu se më vonë, arriti ta rekuperonte tualetën e artë , e cila për herë të parë u ekspozua në “Guggenheim” të Nju Jorkut në vitin 2016.  Pas incidentit, u njoftua se Pallati Blenheim do të qëndronte i mbyllur për disa orë.