Ballina Lajme nacionale Vidhen para në një xhami në Gjilan

Vidhen para në një xhami në Gjilan

18
SHPËRNDAJE

Janë vjedhur para në një xhami në Gjilan.

Ankuesi mashkull i cili është përgjegjës për mirëmbajtjen e xhamisë në fshatin Malishevë e Epërme në Gjilan, ka raportuar se persona të panjohur me përdorim të forcës kanë hapur kasafortën.

Kasaforta gjendej brenda në korridorin e xhamisë dhe kanë vjedhur parat të cilat kanë shërbyer për mirëmbajtjen e xhamisë, transmeton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.

-----