Ballina Lajme Bota/Rajoni Videoskandali që ka tronditur Belgjikën: Si mund të ndodhë kështu me policët...

Videoskandali që ka tronditur Belgjikën: Si mund të ndodhë kështu me policët e zemrës së Europës?

174
SHPËRNDAJE

Dy drejtues të policisë federale belge kanë dhënë dorëheqjen pas një video skandaloze të rrjedhur nga dhoma e paraburgimit të aeroportit Charleroi nga shkurti i vitit 2018, e cila tregon qartë se si policia po abuzon me shtetasin sllovak Jozef Chovanec, i cili më vonë vdiq në spital. Chovanec u ndalua për sjellje agresive.

Policia e la të qetë në dhomën e paraburgimit për një kohë të gjatë, ku ai ai goditi kokën në murit në një gjendje të rëndë mendore. Në video shfaqet koka e tij e gjakosur dhe gjestet depresive. Policët u futën në qeli dhe njëri prej tyre i vuri gjurin në shpinë, duke qëndruar i tillë për disa minuta. Në pamjet shfaqen kolegë të tij që vallëzojnë më pas, ku madje sajohet një përshëndetje naziste. Mediat komentojnë se policia u argëtua në vend që t’i siguronte të arrestuarit ndihmën e nevojshme.

Sllovaku vdiq më vonë vdiq në spital dhe u diagnostikua me një sulm në zemër. Familja e 38-vjeçarit tani po kërkon drejtësi dhe dyshon se ka pasur një përpjekje për të mbuluar rrethanat që lidhen me vdekjen e Chovanec.

Videoja, e transmetuar nga media belge, tregon se i arrestuari nuk reagoi ndaj policisë në asnjë rast. Ky skandal ka tronditur policinë dhe skenën politike belge, edhe pse është një ngjarje dy vjet e gjysmë më parë. Shumë njerëz po pyesin se çfarë do të ndodhte nëse pamjet nuk do të kishin zbuluar për publikun dhe nëse kishte vërtet një përpjekje për të mbuluar rrethanat e vdekjes së sllovakut.

Sidoqoftë, autoritetet gjyqësore thonë se hetimi ishte në vazhdim dhe se kriza e shkaktuar nga koronavirusi ndikoi gjithashtu në kohëzgjatjen e procedurave.

Çdo ditë zbulohen detaje të reja të këtij rasti, por edhe prova që autoritetet në nivelin më të lartë ishin të vetëdijshëm për rastin dhe se ata ndanin informacione me autoritetet sllovake.

Parlamenti belg do të krijojë një komision të posaçëm hetimi për t’u marrë me skandalin.

Një zëdhënëse e policisë federale belge, Sarah Frederickx, tha se policia nuk kishte qenë në dijeni të ekzistencës së pamjeve deri më tani, dhe se ata kishin kërkuar hyrje në dosjen e gjykatës për të përcaktuar se çfarë kishte ndodhur, me qëllim që të ndërmerrninj veprime kundër oficerëve.

Drejtori i përgjithshëm i policisë, Andre Desenfans dhe drejtori i policisë përgjegjës për trafikun ajror, Danny Elst, dhanë dorëheqjen për shkak të këtij skandali.

Fakti që xhirimet tregojnë se sa gjashtë oficerë policie morën pjesë në këtë rast, perceptohet si një turp shtesë për policinë në Belgjikë.

-----