Ballina Lajme Bota/Rajoni Videoja që të këput shpirtin, tregon lidhjen e fortë të Kobe Bryant...

Videoja që të këput shpirtin, tregon lidhjen e fortë të Kobe Bryant me vajzën  

81
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një video prekëse është shfaqur në internet së fundi, ku shihet qartë sesa e fortë ishte lidhja e Kobe Bryant me vajzën Gianna, që vdiq bashkë me të në aksidentin e tmerrshëm ajror të së djelës. Videoja është realizuar vetëm pak javë përpara se ylli i basketbollit dhe e bija 13 vjeçare të humbnin jetën nga rrëzimi i helikopterit privat me të cilin po udhëtonin. Gianna-s i është pëlqente shumë loja e preferuar e të atit, dhe  41 vjeçari thoshte se ajo ia kishte ripërtërirë edhe atij vetë interesin për basketbollin.

Kur ndodhi aksidenti, Kobe dhe Gigi, siç njihej ndryshe, ishte rrugës drejt Akademisë së Mamba-s, një qendër stërvitore për të rinjtë ku Gianna praktikonte basketbollin. Vajza ishte shumë e apasionuar pas lojës ku i ati shkëlqeu në karrierën e tij 20 vjeçare me Los Angeles Lakers. Të dy ata ishin shumë të lidhur me njëri tjetrin. At e bijë, çdo mbrëmje e kalonin bashkë duke ndjekur ndeshjet e NBA League Pass.

----

Për të parë videon kliko këtu

----- ----