Ballina Sport VIDEO/ Zvicra bën ligjin në Sofje, “show” i Shaqirit. Realizon edhe Danimarka

VIDEO/ Zvicra bën ligjin në Sofje, “show” i Shaqirit. Realizon edhe Danimarka

57
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
13 minuta i kanë mjaftuar Zvicrës për të shpartalluar Bullgarinë. Kombëtarja helvete po zhvillon në Sofje ndeshjen e parë eliminatore për Botërorin Katar 2022, teksa e sheh veten në avantazh të trefishtë shumë shpejt.


Breel Embolo zhbllokoi takimin në minutën e shtatë, ndërsa tre minuta më vone erdhi rrjeta e Haris Seferovic me një diagonale të saktë brenda zonës kundërshtare (asist i Shaqirit). Zvicra nuk u ndal dhe në minutën e 13-të trefishoi falë Xherdan Shaqirit.

Sulmuesi me origjinë shqiptare i Liverpool, veproi bukur në krahun e djathtë dhe ai doli të mposhtë portierin bullgar në një kënd tepër të vështirë.

Gol edhe në Izrael. Kombëtarja vendase po përballet me Danimarkën, që ka kaluar në avantazh në minutën e 13-të. Autori i golit Martin Braithwaite. Sulmuesi i Barcelonës fitoi duelin me një mbrojtës vendas dhe kaloi vikingët në avantazh. /abcnews.al

The post VIDEO/ Zvicra bën ligjin në Sofje, “show” i Shaqirit. Realizon edhe Danimarka appeared first on Abc News.

---- ----
-----