Ballina Lajme Bota/Rajoni VIDEO/ Vdekja tragjike e Kobe Bryant, mik i tij më i mirë...

VIDEO/ Vdekja tragjike e Kobe Bryant, mik i tij më i mirë shpërthen në lot

32
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ndarja nga jeta e Kobi Brajant i ka prekur të gjithë pa përjashtim, aq më tepër ata që e njihnin dhe kishin pasur kontakte  me të nga afër. Një nga miqtë më të mirë të Brajant ka qenë Shakill O’Nill, i cili në të kaluarën ka qenë pikërisht pjesë e Lejkërs dhe tashmë punon si analist i NBA.

Pikërisht O’Nill nuk ka mundur t’i mbajë dot lotët kur ka filluar të flasë për Brajant duke treguar edhe disa fatkeqësi të tjera nga jeta e tij. “Siç e dinë të gjithë dy muajt e fundit kanë qenë shumë të vështira për mua. Kam humbur motrën time të vogël, nuk kam fjetur fare.

Unë nuk kam bërë gjërat e zakonshme që bëj gjithmonë. Unë punoj, qesh me të tjerët, me fëmijët bëj shumë shaka. Kur kthehem në shtëpi dhe shoh realitetin që ajo është zhdukur, thjesht më dhemb. Nuk doja ta besoja, kur mora vesh lajmin për vëllain tim Brajant.

Nuk kam ndjerë një dhimbje kaq të keqe dhe të madhe për një kohë. Unë kam humbur dy gjyshe, një motër dhe tani humba një vëlla të vogël. Emrat tanë do të mbahen mend gjithmonë për atë që bëmë”,  u shpreh Shakill O’Nill.

---- ----
----
-----
-----