Ballina Sport VIDEO/ VAR, dy penallti dhe eurogol në PSG-Barcelona: Messi “engjëll dhe djall”

VIDEO/ VAR, dy penallti dhe eurogol në PSG-Barcelona: Messi “engjëll dhe djall”

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Dy gola brenda 6 minutave në sfidën PSG-Barcelona. Dy skuadrat po përballen në “Parc des Princes” për një biletë në çerekfinalet e Champions League, teksa ekipi i Pochettinos ka fituar 4-1 takimin e parë.

Katalanasit po luanin më mirë, por golin e gjeti PSG pas gjysmë ore lojë. Lenglet shkeli Mauro Icardin dhe arbitri kryesor akordoi penallti pasi kërkoi ndihmën e teknologjisë VAR.

Ekzekutimin e mori përsipër Kylian Mbappe. Ylli francez u tregua i saktë përballë Ter Stegen, dërgoi topin në rrjetë dhe kaloi vendasit në avantazh.

Gjithsesi, katalanasit reaguan menjëherë me anë të Leo Messit. Eurogol i kapitenit, i cili dhuroi spektakël me sallaken e tij. Barazim 1-1 në Paris.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, Barcelona pati një shans të artë për të kaluar në avantazh. Penallti për djemtë e Koeman, por Keylor Navas priti goditjen e Leo Messit, me topin që u përplas në traversë dhe u rikthye në lojë. /abcnews.al

The post VIDEO/ VAR, dy penallti dhe eurogol në PSG-Barcelona: Messi “engjëll dhe djall” appeared first on Abc News.

---- ----
-----