Ballina Sport VIDEO/ Uzuni gjen golin e radhës në Hungari, Celina asist në Ligue...

VIDEO/ Uzuni gjen golin e radhës në Hungari, Celina asist në Ligue 1

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Myrto Uzuni gjen golin e radhës në Hungari. Ferencvaros po fiton 3-1 në shtëpi kundër Paks dhe vazhdon të marshojë drejt titullit kampion.

Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1, teksa Myrto Uzuni kaloi Ferencvaros në avantazh në minutën e katërt të pjesës së dytë.

Sulmuesi beratas ktheu në gol një penallti, duke gjetur rrjetën e nëntë sezonale në OTP Bank Liga. Kampionët shënuan një tjetër gol 13 minuta më vonë.

Ndërkohë, Bersant Celina dhuroi asistin e golit të vetëm të Dijon në humbjen 1-3 shtëpiake kundër ekipit të Bordeaux.

Lojtari i Kosovës u fut në fushë në minutën e 56-të. Në minutën e fundit dhuroi pasimin e golit të Konate, që gjithsesi nuk i shërbeu aspak ekipit të Dijon. /abcnews.al

The post VIDEO/ Uzuni gjen golin e radhës në Hungari, Celina asist në Ligue 1 appeared first on Abc News.

---- ----
-----