Ballina Sport VIDEO/ United “shkelm” Milanit nga Europa League, kalojnë edhe Ajax e Villareal

VIDEO/ United “shkelm” Milanit nga Europa League, kalojnë edhe Ajax e Villareal

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Milani jashtë Europa League. Manchester United i mposhti në “San Siro” me rezultatin minimal 0-1 dhe shkon kështu në çerekfinale. Paul Pogba, pas katër minutash që kishte zbritur në fushë, ndëshkoi kuqezinjtë që kishin disa mungesa të rëndësishme. Ibrahimovic iu afrua golit të barazimit, por pa sukses. United triumfoi dhe iu gëzua kualifikimit.

Villareal përsëri atë që bëri në Ukrainë, duke fituar sërish me rezultatin 2-0 kundër Dynamo Kyiv. Moreno i shënoi të dy golat në pjesën e parë dhe i mbylli të gjitha llogaritë e kualifikimit. Lehtësisht edhe Ajax kaloi në çerekfinale.

Holandezët e nisën me gol kundër Young Boys. Neres zhbllokoi ndeshjen, kurse Tadic me penallti realizoi edhe të dytin. Ajax kishte fituar edhe në ndeshjen e parë dhe kaloi tutje, sikurse edhe Slavia Prague.

Ccekët kishin barazuar në shtëpi me Rangers. Kampionët e Skocisë u gjendën në disavntazh shpejt, pasi i ndëshkoi Peter Olayinka, ish-sulmuesi i Skënderbeut. Stancu u realizoi edhe të dytin, ndërkohë që skuadra e Rangers e mbylli lojën me dy lojtarë më pak për shkak se u ndëshkuan me të kuq Roofe dhe Balogun. /abcneës.al

EUROPA LEAGUE – 1/8 E FINALEVE
E enjte, më 18 mars, ora 21:00

Milan-Manchester United 0-1 (1-1)
Shënues:
Pogba 49’
Rangers-Slavia Prague 0-2 (1-1)
Shënues:
Olayinka 15’, Stanciu 74’
Villarreal-Dyn. Kyiv 2-0 (2-0)
Shënues:
Moreno 13’, 36’
Young Boys-Ajax 0-2 (0-3)
Shënues:
Neres 21’, Tadic (pen.) 49’

The post VIDEO/ United “shkelm” Milanit nga Europa League, kalojnë edhe Ajax e Villareal appeared first on Abc News.

---- ----
-----